Rreth Projektit

Pershendetje nga Projekti Xchange, vendi ku do te gjeni bashke, ne te njejtin vend, kurset e kembimit valutor te shume bankave dhe zyrave te kembimit valutor ne Shqiperi.

Projekti erdhi ne jete sepse...

Shpesh here na eshte dashur te informohemi per kurset e kembimit valutor ne Shqiperi dhe kemi qene te detyruar te pyesim ne disa vende apo te vizitojme disa faqe te ndryshme interneti per te krijuar nje ide rreth kurseve te momentit apo dites. Kjo gje na bente te harxhonim shume kohe duke kontrolluar per kursin me te larte apo me te ulet - sipas nevojave. Keshtu qe, ndertuam nje modul per perdorim te brendshem personal qe te mund te kishim lehtesisht te aksesueshem informacionin qe na duhej sa here qe kishim nevoje. Duke pare qe problemin tone e kishin edhe shume te tjere, atehere vendosem qe atij moduli te thjeshte qe kishim bere per perdorim personal, ti jepnim nje pamje te kenaqshme vizuale dhe ta perpunonim sipas standarteve me te fundit teknologjike qe me pas ta nxirrnim online per perdorim publik.

...dhe ofron...

Kurse kembimi nga disa prej bankave te nivelit te dyte dhe kompani financiare te kembimit valutor te cilat operojne ne Shqiperi. Kurset merren disa here ne dite ne menyre automatike nga website-t zyrtare te institucioneve ne fjale dhe shfaqen publikisht duke specifikuar institucionin nga jane marre te dhenat, vlerat e kurseve dhe oren e sakte se kur jane marre.

Perse vetem keto?

Insitucionet financiare te afishuara ne faqe nuk kane asnje implikim ne realizimin e ketij projekti. Per momentin jane vetem ato institucione financiare pasi faqet e tyre na lejonin te merrnim informacionin e nevojshem ne menyre automatike me lehtesi. Nderkohe, jemi duke punuar per te shtuar edhe banka apo institucione te tjera ne vazhdim, ashtu sic jemi duke punuar per te shtuar edhe opsione dhe module te tjera.

Kushtet e Perdorimit

Te gjitha informacionet apo modulet e ketij website jane vetem per qellime informimi. Ne nuk mbajme pergjegjesi per humbje te ardhurash, fitim te munguar, perllogaritje te gabuar qe mund te rezultojne ne aktivitetin tuaj si rezultat i informacioneve ne kete website. Edhe se procesi eshte automatik per marrjen e informacionit nga institucionet financiare dhe se ne verifikojme here pas here mirefunksionimin e procesve te kesaj faqeje, ju perdorni informacionin e ofruar nga kjo faqe dhe modulet e kesaj faqeje me pergjegjesine tuaj te plote. Nese deshironi informacion zyrtar, ju lutemi ti drejtoheni institucioneve financiare nga te cilat ju intereson ta keti kete informacion.

Specifikime te Tjera

Ky eshte nje projekt i realizuar nga Albmania Group, Adresa: Rr. Arkitekt Kasemi, P. Hodo, K.1, Z. 4, 1015, Tirane, Shqiperi. Tel: +355 4 22 000 17. Email: kontakt@albmania.com . Per cdo pyetje, kerkese, anekese apo sygjerim, mos nguroni te na shkruani ne adresen e mesiperme te email.
Azhornimi Fundit: 2023-06-06 17:42:45