Kursi Kembimit
LIVE
SQ EN
Kursi Këmbimit Valutor Banka e Shqipërisë Zyrtar EUR 91.80 ▼ 0.14 USD 79.54 ▲ 0.25 GBP 107.24 ▲ 0.14 CHF 97.34 CAD 57.25 ▼ 0.01 AUD 56.68 ▼ 0.16
Kursi Këmbimit Valutor Banka Kombëtare Tregtare Blerje / Shitje EUR 91.35/92.05 USD 78.15/80.85 GBP 103.35/109.40 CHF 94.70/99.25
Kursi Këmbimit Valutor Raiffeisen Bank Albania Blerje / Shitje EUR 89.00/95.00 USD 76.50/82.50 GBP 104.25/110.25 CHF 94.10/100.10
Kursi Këmbimit Valutor Iliria 98 Blerje / Shitje EUR 91.50/92.30 USD 79.00/80.30 GBP 106.50/107.50 CHF 96.70/97.70
Kursi Këmbimit Valutor AK Invest Blerje / Shitje EUR 91.41/92.21 USD 79.01/80.11 GBP 105.77/108.45 CHF 95.39/98.18
Kursi Këmbimit Valutor Intesa Sanpaolo Bank Albania Blerje / Shitje EUR 100.95/106.95 USD 94.06/99.06 GBP 118.38/124.78 CHF 107.11/112.11
Kursi Këmbimit Valutor Banka Credins Blerje / Shitje EUR 90.00/95.50 USD 77.60/82.60 GBP 105.00/110.00 CHF 94.80/99.80
Kursi Këmbimit Valutor Fibank Albania Blerje / Shitje EUR 89.50/94.50 USD 76.50/82.50 GBP 103.50/111.50
Kursi Këmbimit Valutor United Bank of Albania Blerje / Shitje EUR 89.90/93.90 USD 77.50/81.50 GBP 105.20/109.20

Kursi Këmbimit Valutor 14.09.2026

Kurset e Këmbimit · 9 Banka Tregtare & Institucione Financiare

LIVE
SQ EN

Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë

Azhornuar: 14/09/2026 12:30
EUR
EUR/ALL
91.80
Euro
0.14
USD
USD/ALL
79.54
Dollar Amerikan
0.25
GBP
GBP/ALL
107.24
Paund Britanik
0.14
CHF
CHF/ALL
97.34
Franga Zvicerane
0.00
CAD
CAD/ALL
57.25
Dollar Kanadez
0.01
AUD
AUD/ALL
56.68
Dollar Australian
0.16

InfoEuro (ECB)

EUR/ALL 92.2700
EUR/USD 1.1643
EUR/GBP 0.8572
Azhornuar: 14/09/2026 05:48

Bankat Tregtare & Institucionet Financiare

Të gjitha Bankat →
Monedha Blerje Shitje
EUR EUR
91.35 92.05
USD USD
78.15 80.85
GBP GBP
103.35 109.40
CHF CHF
94.70 99.25
CAD CAD
55.90 58.35
Monedha Blerje Shitje
EUR EUR
89.00 95.00
USD USD
76.50 82.50
GBP GBP
104.25 110.25
CHF CHF
94.10 100.10
CAD CAD
54.30 60.30
AUD AUD
53.75 59.75
Monedha Blerje Shitje
EUR EUR
91.50 92.30
USD USD
79.00 80.30
GBP GBP
106.50 107.50
CHF CHF
96.70 97.70
CAD CAD
56.70 57.70
AUD AUD
56.00 57.10
Monedha Blerje Shitje
EUR EUR
91.41 92.21
USD USD
79.01 80.11
GBP GBP
105.77 108.45
CHF CHF
95.39 98.18
CAD CAD
55.34 60.09
AUD AUD
54.55 57.84
Monedha Blerje Shitje
EUR EUR
89.50 94.70
USD USD
76.20 82.40
GBP GBP
103.90 110.10
CHF CHF
94.90 101.10
CAD CAD
54.30 60.50
Monedha Blerje Shitje
EUR EUR
90.00 95.50
USD USD
77.60 82.60
GBP GBP
105.00 110.00
CHF CHF
94.80 99.80
CAD CAD
54.90 59.90
AUD AUD
54.40 59.40
Monedha Blerje Shitje
EUR EUR
89.50 94.50
USD USD
76.50 82.50
GBP GBP
103.50 111.50

Pyetje të shpeshta

Të gjitha pyetjet →
Çfarë është kursikembimit.al?

kursikembimit.al është platforma shqiptare që mbledh në një vend kurset e këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, bankave tregtare dhe institucioneve financiare në Shqipëri.

Në vend që të vizitoni faqen e çdo banke veç e veç, këtu shihni menjëherë:

  • kursin zyrtar të ditës të Bankës së Shqipërisë;
  • kurset e blerjes dhe shitjes për çdo bankë dhe zyrë këmbimi që ndjekim;
  • kursin më të mirë për çdo monedhë në Kursi më i mirë;
  • konvertuesin valutor, historikun me grafikë që nga viti 2020, statistika mujore dhe njoftime me email.

Kurset kontrollohen automatikisht çdo 30 minuta nga faqet zyrtare të institucioneve. Faqja është në shqip dhe anglisht dhe zhvillohet nga Magus Group Albania.

Sa shpesh përditësohen kurset e këmbimit?

Sistemi ynë kontrollon faqet zyrtare të bankave dhe të Bankës së Shqipërisë automatikisht çdo 30 minuta, gjatë gjithë ditës.

Sa shpesh ndryshon një kurs varet nga vetë institucioni:

  • Banka e Shqipërisë publikon kursin zyrtar një herë në çdo ditë pune.
  • Bankat tregtare dhe zyrat e këmbimit e vendosin kursin zakonisht në mëngjes dhe mund ta ndryshojnë gjatë ditës kur lëviz tregu.
  • Fundjavave dhe në festa shumë institucione nuk publikojnë kurse të reja, prandaj shfaqet kursi i fundit i vlefshëm.

Pranë çdo kursi shënohet data dhe ora e përditësimit të fundit ("Azhornuar"). Gjendjen e secilit burim mund ta shihni edhe te faqja Statusi i të dhënave.

Cili është ndryshimi mes kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë dhe kursit të bankave tregtare?

Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë (BSH) është kurs referues, ndërsa kurset e bankave tregtare janë çmimet reale me të cilat ato blejnë dhe shesin valutë me klientët.

  • Kursi zyrtar është një vlerë e vetme për çdo monedhë. Përdoret si referencë për kontabilitet, pasqyra financiare, deklarata tatimore e doganore dhe kontrata. Nuk mund të këmbeni para me këtë kurs në sportel.
  • Kursi i bankës tregtare ka dy vlera, blerje dhe shitje, dhe caktohet nga vetë banka. Diferenca mes tyre përfshin marzhin e bankës.

Zakonisht kursi zyrtar ndodhet mes kursit të blerjes dhe atij të shitjes së bankave. Për një transaksion real krahasoni kurset e bankave te faqja kryesore ose te Kursi më i mirë.

Çfarë do të thotë kursi i blerjes dhe kursi i shitjes?

Kursi i blerjes është çmimi me të cilin banka blen valutë nga ju; kursi i shitjes është çmimi me të cilin banka ju shet valutë. Të dy shprehen në lekë (ALL) për një njësi valute.

  • Blerje: përdoret kur keni euro, dollarë etj. dhe doni t’i ktheni në lekë. Shembull: me kurs blerjeje 97.50, për 100 EUR merrni 9,750 lekë.
  • Shitje: përdoret kur keni lekë dhe doni të blini valutë. Shembull: me kurs shitjeje 99.00, 100 EUR ju kushtojnë 9,900 lekë.

Diferenca mes dy kurseve quhet spread dhe është fitimi i bankës. Sa më e vogël të jetë, aq më i favorshëm është këmbimi për ju. Në konvertues mund të zgjidhni "Blerje" ose "Shitje" për të parë shumën e saktë.

Si ta konvertoj euron ose dollarin në lekë?

Përdorni konvertuesin e shpejtë në anën e majtë të çdo faqeje ose faqen e plotë Konvertuesi: zgjidhni bankën, monedhën, llojin e kursit dhe shkruani shumën.

  1. Banka: si parazgjedhje përdoret kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë; zgjidhni një bankë tregtare për të parë shumën reale që do merrni ose paguani.
  2. Monedha: EUR, USD, GBP, CHF, CAD ose AUD.
  3. Blerje ose Shitje: "Blerje" kur shisni valutë bankës, "Shitje" kur blini valutë prej saj.
  4. Shuma: rezultati në lekë llogaritet menjëherë, bashkë me kursin e përdorur.

Faqja e plotë e konvertuesit llogarit edhe në drejtimin e kundërt (lekë në valutë) dhe krahason shumën mes të gjitha bankave, që të shihni ku ju leverdis më shumë.

A mund t’i marr kurset e këmbimit nëpërmjet API për aplikacionin ose sistemin tim?

Po. Ofrojmë një REST API në format JSON me kurset e ditës, historikun, konvertimin dhe listën e bankave. Qasja bëhet me një çelës API personal.

Si ta merrni çelësin: na shkruani nga faqja Kontakt duke treguar emrin e kompanisë ose projektit, për çfarë do t’i përdorni të dhënat dhe sa kërkesa prisni të bëni. Pas miratimit ju dërgojmë çelësin dhe kushtet e përdorimit.

Pikat kryesore (endpoints):

  • GET /api/rates: kurset më të fundit nga të gjitha bankat;
  • GET /api/rates/{monedha}: kurset për një monedhë, p.sh. /api/rates/EUR;
  • GET /api/rates/{monedha}/history: historiku i një monedhe;
  • GET /api/convert?from=EUR&to=ALL&amount=100: konvertim, me bankë opsionale;
  • GET /api/banks dhe GET /api/banks/{slug}: bankat dhe kurset e secilës.

Autentikimi: dërgoni çelësin në header-in X-API-Key, p.sh. curl -H "X-API-Key: CELESI_JUAJ" https://kursikembimit.al/api/rates/EUR. Çdo çelës ka kufi kërkesash për orë, që caktohet sipas nevojës suaj.

Dokumentimi i plotë teknik gjendet te dokumentimi i API. Për nevoja më të thjeshta, si shfaqja e kurseve në një faqe interneti, mund të përdorni edhe widget-in ose feed-et.